Job vacancies

Drejtues i programit (Aftësitë/Skills)

Raporton:

Bordit dhe Drejtorit Ekzekutiv

Vendndodhja:

Durrës (në raste të veçanta në Tiranë)

Orët:

37.5 orë në javë

Paga:

Paga fillestare: 60,000 L në muaj (Neto) / 74,011 L (Bruto)

(Kontrata fillestare 1 vit, me synim rinovimin)

Data e fillimit:

29 Gusht 2022

 

Përshkrimi i pozicionit

Si 'Drejtues ynë i Programit të Aftësive' do të jesh plotësisht përgjegjës për drejtimin, menaxhimin dhe vlerësimin e programit 'Aftësitë' (edukim gjithëpërfshirës) në Tek Ura. Duke punuar ngushtë me koordinatorët përkatës të projekteve dhe Drejtuesit e Inovacionit, do të jesh përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e programit duke përdorur metodat e duhura të mësimdhënies, të nxënit dhe vlerësimit, zbatimin e modifikimeve të nevojshme dhe komunikimin me palët e interesuara. Do të luash një rol kyç në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve të Tek Ura, duke u siguruar që programi të mbetet i rrënjosur në vlerat dhe karakterin tonë. Projektet që do të drejtosh përfshijnë klubin e detyrave të shtëpisë, aktivitetet parashkollore, klasat e gjuhës angleze dhe bashkëpunimin e ngushtë me anëtarët e tjerë të ekipit për të ofruar mbështetje gjithëpërfshirëse për familjet e margjinalizuara.

 

Përgjegjësitë kryesore

  • Të përdorë eksperiencën për të marrë drejtimin e programit tonë 'Aftësitë’

  • Të jetë përgjegjës për organizimin e përgjithshëm të Tek Ura krahë drejtuesve të tjerë të programeve

  • Të planifikojë dhe zbatojë projekte strategjike për edukimin dhe zhvillimin e aftësive të komunitetit që përfshijnë grupe të margjinalizuara në Durrës.

  • Të zhvillojë burime të përshtatshme për t'u përdorur brenda programit Aftësitë

  • Të përfaqësojë dhe promovojë Tek Ura, duke mbështetur vlerat dhe karakterin tonë

  • Të krijojë marrëdhënie me drejtorët e insitucioneve lokale të edukimit dhe drejtuesit e komunitetit për të zhvilluar strategji të përbashkëta për të përmirësuar gjithëpërfshirjen

  • Të punojë për të promovuar dhe mbështetur frekuentimin e shkollës përmes programit tonë të aftësive.

  • Të identifikojë mangësitë dhe zgjidhjet për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë në komunitetin tonë

  • Të krijojë plane individuale edukuese me përfshirjen e familjes dhe të sigurojë rishikime dhe ecuri të dukshme.

  • Të zbatojë plane lidhur me qëndrueshmërinë e qendrës, përfshirë iniciativa për ngritjen e fondeve

  • Të kërkojë dhe referojë njerëz te burimet e aftësive të komunitetit, së bashku me programet përkatëse/të përshtatshme që zhvillohen te Tek Ura.

  • Të reagojë ndaj situatave të krizës, si abuzimi me fëmijët, në komunikim dhe bashkëpunim me CPU dhe agjencitë e tjera përkatëse dhe ekipin Tek Ura.

  • Të përmirësojë besimin, mirëkuptimin, respektin dhe pozitivitetin, duke forcuar marrëdhëniet dhe kapitalin social në Durrës.

 

Thelbësore

  • Të ketë paktën 3 vite eksperiencë pune profesionale me fëmijët

  • Të ketë diplomë universitare.

  • Të jesh në gjendje t'u mësosh anglishten bazë fëmijëve shqiptarë

  • Të ketë aftësi të vërtetuara për të koordinuar projekte/programe

  • Të jetë i/e aftë për të menduar në mënyrë strategjike dhe për të udhëhequr të tjerët

  • Të jetë i/e aftë të lidhë dhe të ndërtojë marrëdhënie me palët e interesuara të komunitetit

  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe personale për menaxhimin e kohës dhe aftësi për të punuar nën presion.

  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi me aftësi gjuhësore në nivelin B2-C2 (në Shqip dhe Anglisht)

  • Të ketë përshtatjen e duhur me vlerat dhe karakterin e Tek Ura, jo paragjykues/e dhe me qasje jo-diskriminuese për të punuar

  • Të njohë dhe kuptojë shërbimet shtetërore dhe politikat sociale

  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të angazhohet në mbledhjen e fondeve dhe aktiviteteve që zhvillojnë qëndrueshmërinë e programit dhe Tek Ura në tërësi

  • Të ketë eksperiencë në realizimin e trajnimeve dhe monitorimin e anëtarëve të rinj të ekipit

 

Të dëshirueshme

  • Eksperiencë pune në një organizatë jo fitimprurëse

  • Eksperiencë në trajnimin e vullnetarëve

  • Eksperiencë në drejtimin e programeve

  • Të ketë marrdhënie me shkollat dhe organet e qeverisjes vendore

  • Eksperiencë pune të drejtpërdrejtë me komunitetet rome dhe egjiptiane në Durrës

  • Leje drejtimi (Patentë)

 

Specifikimi i punës

  • Je i/e aftë të komunikosh shkëlqyeshëm me një gamë të gjerë njerëzish, veçanërisht me gra dhe fëmijë

  • I/E vetë-ndërgjegjshëm/e – Je i/e vetëdijshëm/e dhe menaxhon mire pikat e forta dhe limitet e tua. Kjo e shoqëruar me një sens të mirë humori dhe entuziazëm që përçohet lehtë tek të tjerët.

  • Je një person pozitiv me një qëndrim mirënjohjeje

  • Ke një nivel të lartë kreativiteti dhe iniciativë. Je i/e hapur ndaj njohurive të reja, nuk kufizohesh nga modelet tradicionale, por i/e gatshëme të mendosh jashtë kornizës, i/e etur për të eksperimentuar dhe eksploruar mundësi të reja dhe i/e gatshëme për të marrë nga të tjerët.

  • Shfaq 'fleksibilitet'. Reagon lehtë ndaj mjedisit përreth dhe je i/e gatshëm/e për t'u përshtatur me zhvillimet e papritura, i/e aftë për të përballuar dhe menaxhuar pasigurinë dhe ndryshimin pa stres të panevojshëm, i/e ndjeshëm/e ndaj perspektivave ndërkulturore dhe i/e aftë për të integruar bindjet, kontekstin dhe kufizimet.

  • 'Këmbëngulje' – Ke treguar se je elastik/e përballë vështirësive, i/e vetë-disiplinuar dhe emocionalisht i/e qëndrueshëm/e, mjaftueshëm i/e motivuar për të punuar pa mbikëqyrje të vazhdueshme, i/e hapur ndaj kritikave, i/e gatshëm/e për ballafaqimin e çështjeve në vend të shmangjes së tyre, dhe i/e aftë për të parë përtej shqetësimeve të menjëhershme.

  • "Ndërtimi i ekipit" – Mund të frymëzosh dhe të ndash vizionin me të tjerët, të njohësh kapacitetet e tua, të delegosh përgjegjësi, të menaxhosh konfliktin në mënyrë efektive dhe të mbash së bashku dimensionin e "ekipit, detyrës dhe individit".

 

Sjellja e kërkuara 

Marrja e vendimeve efektive, krijimi i marrëdhënieve, puna me fëmijët, puna në grup

Apliko tani!

Ju lutemi plotësoni formularin tonë të aplikimit duke specifikuar qartë punën për të cilën po aplikoni. Shkarko formularin e aplikimit dhe kthejeni atë në jobs@tekura.org

Afati i fundit për aplikim është 3 Qershor 2022 në orën 23:55. Ne ju këshillojmë të lini kohë të mjaftueshme për të plotësuar dhe dorëzuar aplikimin tuaj të plotë, pasi vetëm aplikimet e përfunduara dhe të dorëzuara përpara afatit do të merren parasysh.

Të gjithë aplikantët do të duhet të pajtohen me deklaratën tonë të vlerave.